GazetaExpress
GazetaExpress 05 Apr 2021
2

Up next

Peshkim në akull, nxirren 450 mijë kg peshk në vetëm 11 ditë
30 Dec 2020
Peshkim në akull, nxirren 450 mijë kg peshk në vetëm 11 ditë
GazetaExpress · 5 Views

Të martuar prej 7 dekadash, çiftin e ndau vetëm covidi. Ritakohen pas 1 viti

4 Views

- - -
A2 është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë.

Web: https://www.a2news.com
App: https://www.a2news.com/app
Facebook: https://www.facebook.com/A2CNN/
Instagram: https://www.instagram.com/a2_news/
Twitter: https://twitter.com/a2_news
Në 72 vite martesë, vetëm covidi arriti t’i ndajë. Por pas 1 viti larg nga njëri tjetri dhe në gjendje kritike për jetën, Xhon dhe Kei ribashkohen. Ndjekim historinë e përcjellë nga CNN.
94-vjeçari John Doyli nuk i kursen fjalët e bukura për të dashurën e tij të zemrës, Kei. Dhe çifti i martuar prej 72 vitesh, nuk e kursen kohën kur nxiton të rrëmbejë një puthje.
Si ndihesh që e takove?, pyesim Kei. “Mrekullisht. Do doja të isha më afër me të”, përgjigjet ajo. “Është magjike, vërtetë. Nuk e di më sa kohë ka kaluar”, shton John.
Covidi i ka mbajtur një vit të ndarë nga njëri tjetri. Të dy u sëmurën por i mbijetuan virusit. Gjatë 1 viti janë takuar për së largu por për dy të dashuruarit, aq nuk mjaftoi. E kanë ndjerë mungesën e njëri-tjetrit.
Edhe pse prej dekadash bashkë, gjatë pandemisë ata përjetuan stuhi të vërteta. Çifti i 90-vjeçarëve humbën të afërm e miq nga virusi vdekjeprurës. Vajza e tyre Jackie u nda nga jeta dhjetorin e shkuar.
“Ata thanë se ajo kishte nevoja speciale por unë them se ajo ishte speciale”, thotë John. Por në kohëra të mira e të këqija, në sëmundje e shëndet, Xhon dhe Kei, kanë qenë aty për njëri tjetrin, gjithnjë. “E duam njëri tjetrin”, thonë, “sekreti është fati. Ne kemi qenë me fat”.

#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate

Show more
0 Comments sort Sort By

Up next

Peshkim në akull, nxirren 450 mijë kg peshk në vetëm 11 ditë
30 Dec 2020
Peshkim në akull, nxirren 450 mijë kg peshk në vetëm 11 ditë
GazetaExpress · 5 Views